Vetëm AKR’ja di se çka është biznesi
Agim Bahtiri mendon se AKR’ja di se çfarë është biznesi andaj është i gëzuar që dy komunat ku udhëheq kjo parti janë shpallur Zona të Lira Ekonomike. Ai thotë se investitorët do të kenë lehtësira të shumta.

Lajme
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që Mitrovica dhe Gjakova të shpallen Zona të Lira Ekonomike. Një gjë të tillë me ngulm e kishte kërkuar edhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë fushatës elektorale.
Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Bahtiri thotë se nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët e Mitrovicës nga Zona e Lirë.
“Jo vetëm Mitrovica, por edhe shumë qytetarëe jashtë Mitrovicës do të përfitojnë me Zonën e Lirë Ekonomike sepse një mundësi e mirë e mundshme për të gjitha ata të cilët janë të interesuar për të bërë biznes, njëherësh u ndihmon kompanive për t’i plasuar produktet e tyre në tregun europian”.
Unë tani kam, të drejtën ta thërras një konferencë ndërkombëtare të biznesit pikërisht në Mitrovicë në Zonën e Lirë Ekonomike për investitorët, të cilët duan të investojnë.
Ai thotë se AKR’ja di se çfarë është biznesi andaj pikërisht në komunat që ata udhëheqin, janë shpallur Zona Ekonomike.
“Se AKR’ja e di çfarë është biznesi. AKR’ja di çfarë duhet për të bërë në tregun euroipan dhe ka program të zhvillimit ekonomik”.
“Zhvillimi ekonomik bëhet prej njerëzve që dinë të bëjnë zhvillim”.
Bahtri thotë se investitorët e huaj do të paguajnë taksa të lira për teknoligjitë që i sjellin, por njëkohësisht do të kenë taksë zero edhe për lëndët e para.
“Së pari lehtësirat do të jenë për teknologjinë që e sjellin ata me taksa të lira. Njëkohësisht lehtësira do të ketë edhe në lëndën e parë, të cilën do ta sjellin ata dhe do ta kenë taksën zero. Kjo është e mjaftueshme për një biznesmen i cili dëshiron të investojë”, tha Agim Bahtiri për “Epoka e Re”.