Vetëm 78% e vendvotimeve të numëruara, puna rifillon sot
Pas një pauze mbi 35-orëshe në Qendrat e Numërimit, nga ora 16:00 e 1 janarit pritet të rifillojë numërimi dhe verifikimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:40 të 1 janarit janë procesuar 2,009 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 78.57 për qind.…
Lajme
Pas një pauze mbi 35-orëshe në Qendrat e Numërimit, nga ora 16:00 e 1 janarit pritet të rifillojë numërimi dhe verifikimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:40 të 1 janarit janë procesuar 2,009 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 78.57 për qind.
Me vendim të KQZ-së, për shkak të festës së Vitit të Ri, numërimi ishte ndërprerë më 31 dhjetor në orën 12:00.
Numërimi do të vazhdojë në 11 komuna: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë, ndërsa në komunat e tjera procesi ka përfunduar. /Lajmi.net/