Vetëm 30 minuta zgjat mbledhja e Kryesisë së PS-së, zbardhet porosia e Ramës

Përfundon mbledhja e kryesisë së Partia Socialiste, e cila zgjati vetëm 30 minuta. Kryeministri Edi Rama u largua duke bashkë-biseduar me kryetarin e Bashkisë së Shkodër, Benet Beci. Gjatë mbledhjes është diskutuar për komunikimin me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar që të dalin në terren dhe të takohen me qytetarët, raporton euronews.al. Një ditë…

Lajme

03/03/2026 10:14

Përfundon mbledhja e kryesisë së Partia Socialiste, e cila zgjati vetëm 30 minuta. Kryeministri Edi Rama u largua duke bashkë-biseduar me kryetarin e Bashkisë së Shkodër, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për komunikimin me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar që të dalin në terren dhe të takohen me qytetarët, raporton euronews.al.

Një ditë më parë, Rama i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet e fundit në qeveri gjatë takimit në Pallatin e Brigadave.

E pranishme në mbledhjen e kryesisë ka qenë dhe ish-zv/Kryeministrja Belinda Balluku e cila përveç se është anëtare e kryesisë, është dhe drejtuese politike e qarkut të Fierit.

Nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se në këtë mbledhje kryesie ende nuk është njoftuar data e Asamblesë Kombëtare.