Vetëm 27 deputetë në sallë, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për rritjen e çmimit të naftës

Pas disa orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar rezolutën për çmimet e naftës. Rezoluta u shty për seancën e ardhshme. Seanca u mbajt me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton lajmi.net. Ndryshe, gjatë ditës, deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë shqyrtimin e Propozimit të Rezolutës për rritjen e…

Lajme

03/04/2026 20:53

Pas disa orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar rezolutën për çmimet e naftës. Rezoluta u shty për seancën e ardhshme.

Seanca u mbajt me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, gjatë ditës, deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë shqyrtimin e Propozimit të Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Kabineti qeveritar, përjashtuar ministren Mimoza Kusari-Lila, nuk ishin fare në seancë kur u konfirmua mungesa e kourumit për votim.

Kryeministri, Albin Kurti ishte pjesë e seancës fillimisht, pastaj pas pauzës së bashku me deputetët e VV-së nuk u kthyen  në seancë. Kurti më vonë u rikthye i vetëm për të qëndruar disa minuta dhe për t’u larguar përsëri./lajmi.net/