Vetëm 212 gram, ndodh mrekullia me foshnjen më të vogël në botë
Kur ai lindi, mjekët kishin pak shpresa se do të mund të jetonte, por pas trajtimit për 13 muaj në spital tashmë ndodhet shëndosh e mirë në gjirin e prindërve.

Bota
Yu Xuan lindi në një prej spitaleve të Singaporit vetëm 212 gram dhe 24 cm duke u cilësuar si foshnja më e vogël në botë.
Tashmë kanë kaluar muaj që nga ajo ditë dhe i vogli është plotë 6 kilogram duke gëzuar shëndet të plotë, ndërsa shpëtimi i tij konsiderohet si një mrekulli prej mjekëve.