Vetëm 15 mijë pjesëtarë të komuniteti RAE, kërkojnë aktivisht punë

Rezultatet e Regjistrimit të fundit mbi popullsinë në Kosovë kanë nxjerrë statistikat se në Kosovë jetojnë 8,824 pjesëtarë të komunitetit rom, 15,436 mijë ashkali dhe 11,524 mijë egjiptas. Por, nga ky numër që kapin shifrën prej më shumë se 30 mijë banorëve, vetëm gjysma e tyre janë duke kërkuar punë.

Lajme

07/04/2015 15:17

Këto të dhëna janë paraqitur sot gjatë tryezës “Migrimet ilegale dhe Integrimi stabil i familjeve të riatdhesuara të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian”. Këto të dhëna të paraqitur, janë hulumtim i organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

Rita Hajrizi-Beqaj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se po angazhohen në respektimin e të drejtave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Në skemën e ndihmës sociale, synohet zbutja e varfërisë. Ne e dimë që këto skema nuk janë të favorshme ashtu siç do duhej të ishin, por në vazhdimësi po punojmë që këto skema të ngritën dhe këto komunitete ta kenë një trajtim dinjitoz në shoqërinë tonë”, tha ajo.

Ndërsa Marc Elsaesser, përfaqësuese nga Ambasada e Zvicrës tha se ka përmirësim për vend strehim të këtyre komuniteteve, dhe se ambasada e Zvicrës ka ofruar mbështetje edhe për punësim .

“Ne si ambasadë mbështesim shoqërinë e pakicave, ne shohim shembullin për sa i përket strehimit në lagjen ‘Alibra’ në Gjakovë dhe në shumë projekte të tjera së bashku me VORAE. Për mendimin tim kam parë progres, ndonëse jam shumë i vetëdijshëm që ka të tjerë që nuk mendojnë ashtu, veçanërisht kur ata thonë se bëhet vështrimi kundruall strategjisë së përcaktuar”, tha ai.

Edhe nga Ministria e Integrimit Evropian, së bashku me VORAE siguruan mbështetje edhe pse kryesimi i komunitetit drejtues nuk i takon tanimë kësaj Ministrie.

Valentina Hamza nga kjo ministri tha se edhe pse nuk do të merren më me çështjet e komuniteteve. Sipas saj, ata do të kontribuojnë në implementimin e planit të veprimit dhe strategjisë për të përmbyllur këtë fundit.

“Sa i përket temës suaj për migrimin ilegal dhe integrimi stabil i familjeve të riatdhesuara të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian është një fenomen që ka prekur në përgjithësi të gjitha komunitetet, por them drejtën, komunitetet rom ashkali dhe egjiptas e kanë filluar nga mesi i vitit që lëmë pas duke, vazhduar në emigrim kështu edhe komuniteti shumicë”, tha ajo.