Vetëm 10 ditë para martesës, vajza vret veten duke pirë helm
Një vajzë e re ka vrarë veten duke pirë helm dhe ka rregjistruar të gjithë ngjarjen e rëndë duke ia dërguar ish-të dashurit të saj, pasi dyshohet se u ndanë.

Bota
Vajza e quajtur Nisha Devidas, shihet duke pirë një substancë të zezë në shtëpinë e saj në Indi.
Pas dhjetë ditësh ajo do të martohej me një njeri të cilin nuk e donte dhe nuk e njihte nga familja e saj.
Vëllai i saj Ravi Kavle pohon se ishte e mërzitur nga ndarja me ish të dashurin e saj Nikhil Borkar dhe vendosi të merrte jetën e vet.
Vëllai i saj i hidhëruar Ravi u citua nga mediat vendase të thoshte: “Dasma e motrës sime duhej të bëhej më 4 shkurt, por ajo vdiq vetëm dhjetë ditë para martesës së saj”.