Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë. Nderim Beqiraj është i dyshuari në këtë rast që tanimë është vetëdorëzuar. Kjo u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje…
Lajme
Është vetëdorëzuar në stacion policor i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë.
Nderim Beqiraj është i dyshuari në këtë rast që tanimë është vetëdorëzuar.
Kjo u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai./Lajmi.net/