Vetdorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë
Është vetdorëzuar në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e së premtës në Mitrovicë.
Lajme
Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në një komunikatë për media duke thënë se i njëjti është vetdorëzuar sot, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu, ndaj tij është përcaktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet vazhdojnë edhe për një të dyshuar tjetër. L.B 21 vjeçar është ende në arrati.
Raporti i plotë i policisë:
Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetdorëzuar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me teje. /Lajmi.net/