Vetaksidentohet vetura e Policisë në Jashanicë të Klinës – Katër persona të lënduar, njëri ta i lënduar rëndë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:20 në mëngjes në Jashanicë të Klinës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka njoftuar se është përfshirë një veturë e Policisë. Rugova ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe…

Lajme

04/09/2025 10:31

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:20 në mëngjes në Jashanicë të Klinës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka njoftuar se është përfshirë një veturë e Policisë.

Rugova ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 07:20, Policia është njoftuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë vetaksident ishte e involvuara 1 veture e Policisë, si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe lendime trupore, për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

Për rastin, detaje ka dhënë edhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë, të cilët kanë njoftuar se kanë pranuar 4 pacientë.

“3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. 1 pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor. Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. /Lajmi.net/