Vetaksidenti në Jezerc, Policia jep detaje: Nuk ka të lënduar, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Jezerc të Ferizajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, pasi që në veturë ka qenë vetëm shoferi. Veseli, bëri të ditur se shoferi i veturës ishte larguar nga vendi…

Lajme

06/04/2025 21:53

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, pasi që në veturë ka qenë vetëm shoferi.

Veseli, bëri të ditur se shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes por që është verifikuar dhe është kontaktuar nga policia.

“Ju informojmë se më datë 06.04.2025, në fshatin Jezerc, Ferizaj ka ndodhur aksident komunikacioni, ku është përfshirë një veturë me targa vendore.

Si pasoj e këtij aksidenti janë shkaktuar vetëm deme materiale. Shoferi i veturës e kishte lëshuar vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, patrulla e trafikut të qytetit ka dalë në vendin e ngjarjes po e trajton rastin.