Vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, vdes një grua dhe lëndohen dy persona të tjerë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje në mes të ditës, rreth orës 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Lëndime nga ky aksident ka pësuar drejtuesi i veturës që mbetet në tretman mjekësor, dhe dy pasagjerë të tjerë, ku për pasojë të plagëve një grua ka humbur jetën. Trupi i pajetë është…

Lajme

18/02/2026 09:08

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje në mes të ditës, rreth orës 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Lëndime nga ky aksident ka pësuar drejtuesi i veturës që mbetet në tretman mjekësor, dhe dy pasagjerë të tjerë, ku për pasojë të plagëve një grua ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Autostrada-Ibrahim Rugova, Prizren /17.02.2026-14:30. Raportohet për një vetë aksident trafiku me drejtues të veturës mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës i cili mbetet në tretman mjekësor, si dhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasoje e plagëve ka ndërruar jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.