Vetaksident tragjik në Pejë – një person sillet pa shenja jete në Emergjencë

Një vetaksident me pasojë fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Fidanishte të Pejës. Si pasojë, një person është sjellë pa shenja jete në repartin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, transmeton lajmi.net Ngjarja është konfirmuar nga vetë Spitali i Përgjithshëm, i cili ka njoftuar se pacienti…

Lajme

22/08/2025 08:15

Një vetaksident me pasojë fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Fidanishte të Pejës.

Si pasojë, një person është sjellë pa shenja jete në repartin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, transmeton lajmi.net

Ngjarja është konfirmuar nga vetë Spitali i Përgjithshëm, i cili ka njoftuar se pacienti ka arritur në spital pa shenja jete dhe pa mundësi për reanimim nga ekipi mjekësor.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit,” thuhet në njoftimin zyrtar./lajmi.net/