Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut. Në këtë rast, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën…

Lajme

21/12/2025 12:46

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut.

Në këtë rast, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidentit dhe po hetojnë rastin”, tha Gashi.