Vetaksident në Veternik, një person mbetet i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot në Veternik, ku si pasojë ka mbetur një person i lënduar. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar…

Lajme

26/03/2023 14:17

Një vetaksident ka ndodhur sot në Veternik, ku si pasojë ka mbetur një person i lënduar.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit./Lajmi.net/