Vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë, katër persona të lënduar
Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës, ku shoferi ka humbur kontrollin gjatë ngasjes. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë se si shkak i këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe katër…

Lajme
Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës, ku shoferi ka humbur kontrollin gjatë ngasjes.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se si shkak i këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona.
“Rreth orës 13:20, ne rrugë Prishtine –Pejë, ne Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku nje automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kane marr katër persona. Njesiti per menaxhim dhe kontroll ne autostradë është marr me rastin dhe qarkullimi eshte zhvilluar normalisht”, ka thënë Hoxha.
Hoxha po ashtu kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të tyre, posaçërisht kur ka lagështi në rrugë.
“Kerkojme nga drejtuesit e automenteve qe te jene vigjilent gjate drejtimit te automjeteve, posaqerisht kujdes i shtuar te aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi neper rruge, ne menyre qe te shmangen aksidentet rrugore qe shpesh po rezultojnë me pasoja te renda. Gjate vitit te kaluar ; janar – dhjetor 2024; nga 89 aksidente fatale ne vendin tone, 26 kane qene vetaksidente apo 29.2%. Kerkohet kujdes i shtuar nga shoferet, respektoni shenjat ne rruge, kushtet e rruges, perqendrohuni ne vozitje dhe shmangeni perdorimin e telefonave celular gjate vozitjes”, tha ai. /Lajmi.net/