Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë. Nga ky aksident është lënduar një person, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi. “Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.…

Lajme

31/12/2025 10:44

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Nga ky aksident është lënduar një person, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/