Vetaksident në në magjistralen Mitrovicë-Zveçan, lëndohet drejtuesi i motoçikletës
Një person raportohet të jetë vetaksidentuar në magjistralen Mitrovicë-Zvecan. Si shkak i këtij vetaksidenti i lënduar ka mbetur një 67 vjeçar me inicialet F.A i cili po drejtonte motoçikletën. Sipas policisë personi në fjalë që po drejtonte motoçikletën është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Pas trajtimit të dhënë nga ana e mjekëve, i njëjti…

Lajme
Një person raportohet të jetë vetaksidentuar në magjistralen Mitrovicë-Zvecan.
Si shkak i këtij vetaksidenti i lënduar ka mbetur një 67 vjeçar me inicialet F.A i cili po drejtonte motoçikletën.
Sipas policisë personi në fjalë që po drejtonte motoçikletën është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Pas trajtimit të dhënë nga ana e mjekëve, i njëjti është liruar.
“Zyrtarët policorë i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit deri në ardhjen e shërbimit emergjent mjekësor, të cilët më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas trajtimit mjekësor, personi i lënduar është liruar.Policia ka kryer vend shikimin dhe është duke punuar për të identifikuar shkaqet e aksidentit. Personit të përfshirë i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/