Vetaksident në magjistralen Klinë-Prishtinë, Policia në vendngjarje

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun, e cila tha se rasti është në fazën fillestare të hetimeve. “Sot me datë 2 korrik 2025 përmes rrjeteve sociale kemi pranuar një informatë që lidhet me një vetaksident në fshatin “Stapanicë”…

Lajme

02/07/2025 16:20

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun, e cila tha se rasti është në fazën fillestare të hetimeve.

“Sot me datë 2 korrik 2025 përmes rrjeteve sociale kemi pranuar një informatë që lidhet me një vetaksident në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.

“Aktualisht rasti është në fazën fillestare të hetimeve me qëllim të identifikimit të automjetit dhe personit përgjegjës në menyrë që të merren masat e nevojshme ligjore”, thuhet tutje në konfirmim.