Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta. Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai shtoi se ngasësi dhe pasagjeri janë lënduar, ndërkaq ky vetaksident ndodhi pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin…

Lajme

04/05/2024 20:26

Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se ngasësi dhe pasagjeri janë lënduar, ndërkaq ky vetaksident ndodhi pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion dhe kamioni ka dal jashtë rruge. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore, (ngasësi dhe pasagjeri)”, tha Bytyqi.