Vetaksident në fshatin Domoroc- vdes një 23 vjeçare dhe lëndohen dy pasagjerë
Një vet-aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në fshatin Domoroc të Ranillugut. Si shkak i plagëve të marra nga ky aksident ka humbur jetën një grua. Po ashtu të lënduar janë edhe dy pasagjerë. Lajmi është bërë i ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani njoftoi se dy…

Lajme
Një vet-aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në fshatin Domoroc të Ranillugut. Si shkak i plagëve të marra nga ky aksident ka humbur jetën një grua.
Po ashtu të lënduar janë edhe dy pasagjerë.
Lajmi është bërë i ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani njoftoi se dy nga të lënduarit në këtë aksident janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit.
“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domoroc-Hodonoc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e sosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”.
Ai tha po ashtu se Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë./Lajmi.net/