Vetaksident në Batllavë, katër të lënduar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në Batllavë të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë dhe për pasojë janë lënduar katër persona. “Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë…

Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në Batllavë të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë dhe për pasojë janë lënduar katër persona.
“Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Borovci.