Vet-aksidentohet kamioni e më pas përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë- detaje nga policia
Një kamion u raportua të jetë përfshirë nga zjarri mbrëmë pas mesnate. Në lidhje me këtë çështje nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se kamioni fillimisht është vet-aksdientuar e më pas është kapluar nga zjarri. Rasti ka ndodhur në ora 00:30 në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës. Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i…

Lajme
Një kamion u raportua të jetë përfshirë nga zjarri mbrëmë pas mesnate.
Në lidhje me këtë çështje nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se kamioni fillimisht është vet-aksdientuar e më pas është kapluar nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në ora 00:30 në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nuk ka persona të lënduar.
“Ndërkaq nga informatat e para bëhet e ditur se një kamion është vet-aksidentuar dhe për pasojë është përfshirë nga flakët”, ka thënë Borovci.
Tutje ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarje.
E si shkak i këtij aksidenti dhe zjarri që përfshiu kamionin janë shkaktuar edhe kolona të gjata./Lajmi.net/