Veshur me fustanin e bardhë, Yllka Kuqi kujton dasmën me këtë foto

Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë aktive në dasma dhe mbrëmje muzikore.

ShowBiz

27/01/2018 13:26

Në llogarinë e saj në Instagram, Yllka ka postuar një foto me të cilën është kthyer prapa në kohë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka kujtuar ditën më të rëndësishme të jetës, atë kur kurorëzoi dashurinë me Astrit Pallaskën.

Në atë imazh, Yllka shfaqet e veshur me fustan nusërie, të cilin e kishte të hapur tek këmba, ndërsa në kokë mbante një kurorë të bardhë.

Kujtojmë projekti i fundit i kësaj këngëtare është “I kena fol”, e publikuar në shkurt të 2017-ës. /Lajmi.net/

?

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on