Vështirësohen punët për Romën, pas barazimit ndaj Venezias

Roma dhe Venezia kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros 37 në Seria A.

Sport

14/05/2022 22:44

Ekipi i Jose Mourinhos është ndarë baras 1:1 me Venezia.

Me këtë barazim Roma ia vështirëson punët vetës, pasi e rrezikon vendin për në Evropa Ligë.

Ishin fillimisht mysafirët që kaluan në epërsi me anë të Okereke në minutën e 2` të ndeshjes.

Ndërsa, Roma arritën të barazonin rezultatin në minutën e 76` të ndeshjes.

‘Romakët’ tashmë kanë një pikë më shumë se Fiorentina në vendin e gjashtë, me Fiorentinën që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kështu Roma do duhet të ‘luftojë’ deri në fund për një vend në Evropa Ligë sezonin tjetër.

Venezia në anën tjetër kanë rënë nga Seria A, pasi gjenden në vendin e fundit të tabelës./Lajmi.net/