Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika e kalimit kufitar Pejë–Kullë është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të reshjeve të shumta të borës. Sipas njoftimit, situata në këtë zonë është rënduar ditët e fundit, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, të gjitha pikat e tjera kufitare në…

Lajme

03/04/2026 09:24

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika e kalimit kufitar Pejë–Kullë është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Sipas njoftimit, situata në këtë zonë është rënduar ditët e fundit, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, të gjitha pikat e tjera kufitare në vend mbeten të hapura dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.