Veshët nuk duhet të pastrohen, thonë mjekët

A është pjesë e pastrimit tuaj rutinë pastrimi i veshëve? Kjo mund të mos jetë ideja më e mirë!

Lifestyle

15/06/2015 19:45

Ta themi thjeshtë: Veshët nuk janë të destinuar për t’u pastruar. Veshët tanë kanë procesin e tyre higjenik, dhe duke vendosur objekte pastruese dhe të tjera në ta për t’i “pastruar”, ju ndërpritni procesin natyror të trupit tuaj. Ju edhe mund t’i dëmtoni ata duke u munduar që t’i pastroni!

Kur i pastroni veshët, ju largoni cerumen-in, apo i njohur ndryshe si dylli i veshëve. Cerumeni është një tipar shumë i shëndetshëm brenda veshit. Është mbrojtës dhe antibakterial. Ai vjen afër timpanit të veshit dhe ngadalë bëhet i thatë dhe pastaj thjeshtë bie jashtë. Ky është procesi normal i mirëmbajtjes së veshit, transmeton Lajmi.net.

Çfarë ndodh kur përdorni shkopinj pambuku për t’i pastruar veshët?
Kur ju mundoheni t’i pastroni veshët me to, ju në fakt e shtyni dyllin thellë në vesh, ku ai nuk do duhej të shkojë në mënyrë natyrale. Kjo mund të shkaktojë probleme në vesh dhe mund të çojë deri në bllokimin e timpanit, duke shkaktuar kështu komplikime të tjera shëndetësore.

Përveç kësaj, këta shkopinj i shtyjnë bakteret nga veshi i jashtëm në atë të brendshëm, dhe kështu shkaktohen infeksione dhe komplikime të tjera, transmeton Lajmi.net.

Veshët nuk do duhej të pastroheshin kurrë. Sipas Dr. Douglas Backous nga Instituti Suedez i Neuroshkencës në Seattle, kur e pastroni veshin shpesh, histamina lirohet. Kjo shkakton irritim të lëkurës më pas. Sa më shumë që i pastroni, aq më i irrituar do të bëhet.

Nëse ndjeni sikur keni shumë dyll në vesh apo veshët tuaj janë jashtëzakonisht “të pistë”, atëherë duhet ta bëni një kontrolle tek mjeku. Mjeku do të ju rekomandojë çfarë të bëni.