Veset që vrasin jetën në çift dhe çojnë drejt ndarjes
Askush nuk e di se sa do të zgjasë një lidhje, por ka disa shenja që tregojnë nëse ju do të jetoni të lumtur përgjithmonë apo marrëdhënia juaj është drejt ndarjes përfundimtare.
Lifestyle
Psikologët, të cilët kanë studiuar marrëdhëniet e çifteve për vite me radhë, kanë arritur në përfundimin se pse ndahen njerëzit. Sipas studimeve 4 janë faktorët apo zakonet e çifteve që i çojnë ato drejt ndarjes edhe kur kanë disa vite martesë mbi supe.
1-Kritikat: Të gjithë partnerët ankohen për njëri-tjetrin që nga punët e deri tek ardhja vonë në shtëpi. Po,r kur njëri prej tyre kritikon vazhdimisht personalitetin e partnerit, godet qëndrueshmërinë e lidhjes. Kritikat e shpeshta sidomos ato që lidhen me personalitetin janë të dëmshme në një marrëdhënie.
2-Mospërfillja: Mospërfillja është shkaku i kryesor i divorceve. Përbuzja, mospërfillja, sarkazma, rrotullimi i syve, imitimi e bëjnë partnerin të ndihet i pavlefshëm në lidhje.
3-Vetëmbrojta: Kur dikush në mënyrë të vazhdueshme justikon gabimet dhe nuk merr përgjegjësi kjo sinjalizon fundin e një lidhje.
4-Kundërshtimi: Kur dikush ndërpret të gjitha mënyrat e komunikimit me partnerin, kjo nuk është një shenjë e mirë. Kundërshtimi është një rezultat i kritikave të zgjatura, përbuzjeve dhe mbrojtje të vazhdueshme. Në këtë pikë partneri nuk bën më asnjë përpjekje për të çuar përpara lidhjen. /Lajmi.net/