Veseli uron rrugë të lehtë pelegrinëve shqiptarë në haxh

23:54 | 2 Gusht 2019

Kryeparlamentari, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar haxhilerët për udhëtimin e tyre në Mekë e Medine.

Ai është shprehur se ju dëshiron të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim  në rrugëtimin e tyre.

“Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!. /Lajmi.net/