Veseli shpreh ngushëllime për humbjen e ish-kancelarit Kohl

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.

Lajme

16/06/2017 23:47

“Sot u nda nga jeta Helmut Kohl, një nga figurat politike më emblematike të historisë bashkëkohore evropiane i cili ka luajtur një rol vendimtar në bashkimin e Gjermanisë dhe në rimëkëmbjen e Evropës Lindore prej pasojave të komunizmit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Poashtu ai ka qenë një ndër zërat më të fortë kundër shtypjes së popullit tonë prandaj ne i ngelemi përjetë mirënjohës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta popullit mik gjerman për humbjen e këtij njeriu të madh”, ka thënë Veseli.