Veseli: Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.

Lajme
Veseli tha se sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut, transmeton lajmi.net.
I njëjti tha se njësoj ishte edhe gjatë luftës, ku rreshtat e njësive të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.
Postimi i plotë:
Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.
Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.
Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.
Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!