Veseli: Presidenti i Austrisë nuk mund të flet në Kuvend për shkak të bllokimit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shpreh keqardhjen që presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, nuk mund t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, për shkak të bllokadës “së dhunshme” nga ana e opozitës.

Lajme

27/10/2015 12:26

Kryeparlamentari Veseli pyet nëse a duhet që Kosova të “izolohet” nga miqtë, për shkak të veprimeve të opozitës, raporton lajmi.net.

Më poshtë lexoni të plotë postimin e kryeparlamentarit Veseli:

Këtë javë kemi një mysafir të veçantë në Kuvendin e Kosovës, presidentin e Austrisë z. Heinz Fischer. Ishte dëshira e tij, e një miku të nderuar të vendit tonë, që t’u drejtohet me një fjalë rasti të zgjedhurve të popullit të Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë. Arsyet janë të qarta dhe të kuptueshme, bllokimi i dhunshëm dhe antidemokratik i punës së Kuvendit.

A është kjo është alternativa e opozitës për vendin?

Të izolojë Kosovën dhe ta lërë atë pa miq në këtë botë të trazuar?

A është kjo tradita jonë e mikpritjes kur të vjen miku në shtëpi për të nderuar dhe ti nuk ke mundësi ta nderosh?