Veseli: Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetje meritore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar ka thënë se kjo kategori ka nevojë për mundësi të barabarta.

Lajme
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”, ka shkruar Veseli në Facebook./Lajmi.net/