Veseli ngushëllon familjen Ismajli për vdekjen e delegates së Kuvendit të vitit 1990

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Ismajli, për vdekjen e Kadrije Ismajlit, delegate e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e përbërjes së vitit 1990.

Lajme

05/01/2017 16:07

Veseli ka thënë se Ismajli ka dhënë një kontribut të madh në jashtëzakonshëm në nxjerrjen e vendimeve dhe akteve të Kuvendit, të cilat përcaktuan ecjen drejt krijimit të Republikës së Kosovës

“Kadrija, në cilësi të delegates së Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit 1990, mori pjesë aktive në nxjerrjen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, të 7 shtatorit 1990. Ajo tha kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrjen e vendimeve dhe akteve të Kuvendit, të cilat përcaktuan ecjen drejt krijimit të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, të cilin ne po e gëzojmë sot”, thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentarit Veseli./ Lajmi.net/