Veseli në Pejë: Sabiha Shala do të jetë kryetare!
Kadri Veseli e ka nisur ditën e hënë në Pejë. Ai ka qëndruar atje për të takuar afaristë e profesorë në një kafe të mëngjesit bashkë me kandidaten e PDK-së për kryetar të Pejës, Sabiha Shala.

Lajme
Veseli thotë se kandidatja e PDK-së do të jetë fituese në Pejë.
“Sabiha Shalën në krye të Komunës së Pejës e duan edhe ndërmarrësit, profesorët, juristët, inxhinierët dhe arkitektët e këtij qyteti. Këtë ma konfirmuan edhe mua, në një mëngjes pune që kishim. E duan Kryetare të Pejës, sepse secili qytetar e do ndryshimin në Pejë”, ka thënë ai në një postim në “Facebook”. /Lajmi.net/