Veseli në Hagë: Pjesëmarrja ime në luftë nuk lindi prej dëshirës sime për konflikt, por sepse populli im po vuante
Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, sot në Hagë ka treguar se pse vendosi të kthehej nga Zvicra ku po studionte dhe të luftonte në Kosovë. Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në luftë nuk ka lindur prej dëshirës së tij në konflikt, por sepse populli i tij po vuante. “Si i ri edhe unë kam dëshiruar…
Lajme
Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, sot në Hagë ka treguar se pse vendosi të kthehej nga Zvicra ku po studionte dhe të luftonte në Kosovë.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në luftë nuk ka lindur prej dëshirës së tij në konflikt, por sepse populli i tij po vuante.
“Si i ri edhe unë kam dëshiruar një jetë të thjeshtë, të jetoja në vendin tim me dinjitet, paqe me familjen time”, ka thënë Veseli.
Ai ka treguar për vështirësitë me të cilat po përballej Kosova atë kohë kur Veseli vendosi t’i bashkohej luftës.
“Kam qenë student kur u shfuqizua autonomia e Kosovës, dhe Universiteti u sulmua nga forcat serbe. Kam marrë pjesë në aktivitete paqësore për mbrojtjen e të drejtave tona themelore, por gjitha këto të drejta janë mohu. Autonomia e Kosovës u hoq, ne studentët u përjashtuam nga konviktet dhe fakultetet e profesorët tonë u përjashtguan të gjithë. Populli ynë u privua nga të drejtat elementare për të jetuar të lirë e të barabartë”, ka thënë Veseli.
Ai tha se Serbia dhe Millosheviqi po kërkonte kontroll mbi gjithë popujt e Jugosllavisë.
“Kjo tendencë qoi në shpërthimin e luftërave dhe urrejtjen e Jugosllavisë dhe shaktërrimin e vetë asaj. Në fillim të viteve 90-ta, jam largu prej Kosovës, ka qenë një largim i detyruar por edhe një mundësi për një jetë normale, për një të ardhme të ndërtuar mbi dije dhe përparim. Por, derisa unë jetoja në një vend të lirë, vendi im po përjetonte vuajtje të thella në robëri. Gjendja në Kosovë u shndërruar në përjashtim dhe mohim të shumicës. Pas Marrëveshjes së Deytonit, shqiptarët e Kosovës si shumicë kanë mbetur të përjashtuar. Nuk mund të jetonin lirshëm, por vetëm jetonin nën kërcënim dhe represion”, ka thënë Veseli
Ai ka kujtuar se në fillim të vitit 1998, po studionte në Zvicër, kur kishte ndodhur masakra e Likoshanit që ka thënë se isht tragjedi e rëndë dhe mizori që nuk do duhej të ndodhte kurrë në Kosovë.
Përveç asaj të Likoshanit, Veseli ka përmendur edhe Masakrën e Prekazit, që ka thënë se nuk ishte akt i izoluar por vazhdim i masakrave të kryera prej forcave serbe.
“Nuk mund të qëndroja indiferent derisa populli im po përballej me shkatërrim. Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im mund të jetonte në liri, prandaj jam kthyer në Kosovë jo si ushtar i trajnuar por si një individ ende në studime. Jo me urrejte, me bindje u ktheva sepse ndjeva detyrim moral ndaj vendit tim, sepse nuk mund të qëndroja indiferent ndaj vuajtjeve të popullit tim. Synimi im ishte i qartë, të kontriboja për lirinë e popullit tim, por mos t’i bëja askujt padrejtësi”, ka shtuar Veseli. /Lajmi.net/