Veseli: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe i kontribuon demokracisë dhe barazisë në Maqedoni
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veselika përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe.
Lajme
Ai me anë të një postimi në facebook ka shkruar se kjo do ti kontribuojë forcimit të demokracisë dhe barazisë.
“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në Facebook.