Veseli: Kurti që thërriste për bashkim kombëtar, po i ndanë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe njëherë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Lajme

02/06/2020 16:55

Veseli ka thënë se Kurti edhe njëherë ka dështuar me Shqipërinë, duke e mbajtur të mbyllur kufirin, shkruan lajmi.net.

Më tutje, ai ka shktuar se kjo qeveri ka hapur kufirin me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë po e mban mbyllur duke i ndarë shqiptarët.

“Ky malltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë:

“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm.”. /Lajmi.net/