Veseli kujton Luan Haradinajn, tregon për rrugëtimet e tyre për në Tropojë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies së ti.

Lajme
Në një shkrim në rrjete sociale, Veseli thotë se rruga që mban emrin e Luan Haradinajt, ia kujton atij udhëtimet e përbashkëta që i kanë bërë nëpër Tropojë.
Tutje, Veseli tregoi edhe momentet kur morën lajmin për vrasjen e Luanit.
Postimi i plotë i Veselit:
23 vjet më parë, ra në fushën e betejes Luan Haradinaj, njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga që mban emrin e tij, më kujton rrugëtimet e vështira që kam bërë me të kur jemi nisur prej Tropojës, dhe kemi kaluar kufirin afër Rrasën së Zogut për të dalë në Jabllanicë. Lajmi për vrasjen e tij na tronditi rëndë të gjithëve dhe ende sot e kujtoj me dhimbje atë moment.
Rruga që zgjodhi Luani, ishte rruga fisnike e luftës për liri që ka bërë të mundur ditët e pavarësisë që gëzojmë sot. Sakrifica sublime e tij dhe e shumë heronjve të tjerë, duhet të shërbej si burim frymëzimi për të gjitha brezat e ardhshëm, të cilët nuk duhet ta marrin lirinë të mirëqenë. I paharuar qoftë kujtimi i Luanit dhe i gjithë luanëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e derdhur shkruajtën kapitullin më të ndritur të historisë bashkëkohore të kombit shqiptar. /Lajmi.net/