Veseli: Kosova i ka përmbushur kriteret për Liberalizim të Vizave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Vesli ka thënë se Kosova ka përmbush kriteret për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës, janë duke punuar me të gjitha kapacitetet për të zënë ritmin e integrimeve evropiane.

Lajme
Veseli i cili sot ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të SEECP-së që po zhvillon punimet në Tiranë, ku janë mbledhur kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit, është shprehur se Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, si pjesë natyrale e saj.
“Tani jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet për të zënë ritmin e integrimeve evropiane. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asoocimit me BE-në. Kosova synon integrimin e vet në Bashkimin Evropian si pjesë natyrale e saj”.
“Ne jemi shtet i ri dhe synojmë perspektivë bashkëpunuese dhe integruese me fqinjët tanë. Ne jemi të përkushtuar për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë. Ne besojmë se argumentet tona do t’i qartësojnë dilemat e përkohshme përfshirë edhe fqinjin tonë në Republikën e Serbisë ,”tha Veseli.
Më tej, Veseli u ndal në dialogun me Serbinë ndërsa tha se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me çdo shtet.