Veseli i kërkon ambasadorit izraelit njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli
Kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë takimit me ambasadorin izraelit në Beograd, Yossef Levy, ka potencuar nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.
Lajme
“Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga qeveria izraelite, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”, ka thënë kryeparlamentari.
“Sot zhvillova një takim me ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Yossef Levy. Ambasadori më përcolli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“Ndërkaq, unë, nga ana ime, potencova nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”.