Veseli: Gryka e Llapushnikut u bë simbol i guximit dhe sakrificës për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar 20 vjetorin e betejës së Llapushnikut.

Lajme

09/05/2018 18:34

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gryka e Llapushnikut u bë simbol i guximit dhe vendosmërisë për liri, transmeton Indeksonline.

“Në 20 vjetorin e Betejës së Llapushnikut, përkujtojmë e nderojmë heronjtë e saj. Ato ditë, UÇK-ja po shkruante një nga faqet më të lavdishme të saj. Gryka e Llapushnikut u bë simbol i guximit, vendosmërisë dhe sakrificës për liri. U bë frymëzim për masivizimin e radhëve të UÇK-së. Me heroizmin e djemve e vajzave të saj, Kosova po i mbyllte rrugët e robërisë për t’i hapur rrugët e lirisë!”, ka shkruar Veseli. /Indeksonline/