Veseli e zbulon shkrimtarin e tij të preferuar! (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar të mërkurën Panairin e librit i cili po mbahet në Prishtinë.

Lajme

03/06/2015 15:07

Ai gjatë vizitës së tij në këtë panair, përveç bashkëbisedimit me përfaqësues të shtëpive botuese pjesëmarrëse në këtë panair, ka blerë edhe dhjetëra libra, që trajtojnë tematike të ndryshme.

Vesli në një prononcim për gazetarë ka thënë se është i kënaqur me numrin e madh të librave si dhe të interesuarve për të blerë libra.

Ai ka folur edhe për llojet e librave që i lexon, kurse ka treguar se shkrimtari i tij i preferuar nga shqiptarët është Ismail Kadare.

“Libra lexojmë në bazë të nevojave në mënyrë të gjerë nga ato filozofike deri në ato romane që janë më relaksuese, natyrisht nuk e i harrojmë edhe materialet e Kuvendit”.

“Autori më i preferuar nga shqiptarët është Kadareja, nga autorët botëror mundohemi të përcjellim zhvillimet me të reja”, tha Veseli, transmeton lajmi.net.

Ai nuk ka dhënë ndonjë vlerësim nëse çmimi i librave në këtë panair është i shtrenjtë, por ka thënë se libri është një pasuri që vlen për gjithë jetën.

YouTube player