Veseli e fton në takim ambasadorin Kosnett, ia tregon qëndrimin për shpërbërjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka ftuar në takim ambasadorin e SHBA-vë, Philip Kosnett.

Lajme

02/08/2019 15:58

Kosnett është parë të hyjë në ambientet e Kuvendit dhe sipas burimeve, Veseli e ka njoftuar atë me qëndrimin për të proceduar me shpërbërjen e Kuvendit.

Për këtë ai edhe ka thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Lexo edhe:

https://lajmi.net/lajmi-i-fundit-veseli-therret-te-henen-kryesine-e-kuvendit-per-shperberjen-e-parlamentit/