Vesa Vllasaliu publikoi fotografi nga stadiumi Air Albania – në mbështetje të Mirlind Dakut

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë mbrëmë (e martë) një nga të pranishmet në stadiumin Air Albania, ku mijëra tifozë kuqezi përkrahën Kombëtaren shqiptare në përballjen kundër Letonisë. Vesa u vu re në tribunë duke ndjekur me emocion, e sidomos duke mbajtur anën e të dashurit të saj, futbollistit Mirlind…

ShowBiz

10/09/2025 08:32

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë mbrëmë (e martë) një nga të pranishmet në stadiumin Air Albania, ku mijëra tifozë kuqezi përkrahën Kombëtaren shqiptare në përballjen kundër Letonisë.

Vesa u vu re në tribunë duke ndjekur me emocion, e sidomos duke mbajtur anën e të dashurit të saj, futbollistit Mirlind Daku, me të cilin prej muajsh ndan një histori dashurie.

Çifti është komentuar shpesh në rrjete sociale dhe duket se lidhja e tyre po shkon gjithnjë e më serioze, pasi Vesa nuk mungon pothuajse asnjëherë në përkrahjen e futbollistit brenda dhe jashtë fushe.

Kombëtarja kuqezi arriti të marrë një fitore, duke mposhtur Letoninë me rezultatin minimal 1-0, fitore që u festua nga tifozët, por edhe nga vetë Vesa, e cila u pa e gëzuar për suksesin e Dakut dhe gjithë skuadrës.

Prania e saj në Air Albania u bë edhe më shumë një dëshmi e lidhjes së fortë mes çiftit.

Me fitoren e fundit duhet theksuar se Shqipëria është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë, pasi kanë dy fitore, dy barazime dhe një disfatë.