Vesa Luma uron festën duke shpresuar që nëntori tjetër të na gjejë më të lumtur

Nga Zelanda e largët, Vesa Luma uroi shqiptarët për 28 Nëntor.

ShowBiz

28/11/2020 08:51

Sot (28 nëntor), në të gjitha trojet shqiptare festohet 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Që në orët e para të kësaj dite kanë filluar urimet e shumta nga fytytrat publike, të cilët presin që vitin tjetër të kemi ditë më të mira.

Këngëtarja Vesa Luma, uroi këtë festë, duke përmendur faktin se është më ndryshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ndërsa shpreson që vitin tjetër të jemi më të lumtur.

“????????

Urimet me te sinqerta nga familja jone per kete #28nentor ndryshe..
Ne Shqiptaret kemi treguar qe gjithmone i kemi dale balle cdo sfide , cdo lufte …
Me shume besim e zemer qe 28 nentori tjeter do te na gjej me te lumtur ❤️..deri atehere.. ,Gezuar dhe bekime per te gjithe Shqiptaret kudo qe jane?”, shkruan Vesa.

Këtij urimi, artistja ia shoqëroi edhe disa fotografi të ëmbla të djalit të saj Lianit, i veshur me veshje kombëtare. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)