Verstappen arrin “Pole Position” për Dutch GP, lë prapa Leclerc dhe Saintz

Max Verstappen do ta fillojë nga “Pole Position” garën në Dutch GP. Holandezi arriti të dilte i pari në kualifikimet e mbajtura sot, para sfidës kryesore që do të jetë të dielën orën 15:00. Pas tij mbetën rivali i tij kryesor për titull, Charles Leclerc dhe Carlos Saintz. Piloti i Ferrarit, ndonëse doli i pari…

Sport

03/09/2022 16:19

Max Verstappen do ta fillojë nga “Pole Position” garën në Dutch GP.

Holandezi arriti të dilte i pari në kualifikimet e mbajtura sot, para sfidës kryesore që do të jetë të dielën orën 15:00.

Pas tij mbetën rivali i tij kryesor për titull, Charles Leclerc dhe Carlos Saintz.

Piloti i Ferrarit, ndonëse doli i pari në praktikën e fundit, të njëjtën nuk arriti ta bëjë sot.

Gjithsesi, gara pritet të jetë interesante nesër, anipse Verstappen do ta fillojë atë në një pozicion më të favorshëm. /Lajmi.net/