Vërshohet sheshi “Zahir Pajaziti” /FOTO
Sot rreth orës 16:00 ka shpërthyer një gyp i ujit dhe një pjesë e sheshit të Prishtinës është mbuluar nga uji.
Lajme
Pranë shtatores së Zahir Pajazitit ka shpërthyer një gyp i ujit.
Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin në këtë pjesë dhe po përpiqen të sanojnë problemin, raporton lajmi.net.
Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se në një banesë ka shpërthyer një gyp 63 milimetra dhe ekipi shumë shpejt do të sanojë problemin. /Lajmi.net