Vërshimet në Kosovë | Ymeri kritikon qeverinë Kurti: Shpenzimet për Mbrojtjen e Mjedisit më të ulëta që nga 2015

Kandidati për deputete nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me uljen drastike të shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit gjatë qeverisjes Kurti 2, duke e lidhur këtë me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) shpenzimet për këtë sektor…

Lajme

07/01/2026 13:47

Kandidati për deputete nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me uljen drastike të shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit gjatë qeverisjes Kurti 2, duke e lidhur këtë me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) shpenzimet për këtë sektor në vitin 2024 janë më të ulëta që nga viti 2015, transmeton lajmi.net.

Ymeri ka theksuar se, edhe pse mësimi në disa shkolla është shtyrë për shkak të reshjeve, çështja më e rëndësishme mbetet siguria e qytetarëve, duke vlerësuar se nuk ka pasur viktima nga fenomenet e fundit natyrore.

“Dëmet nga përmbytjet nuk janë rastësi e paplanifikuar dhe qeveria nuk mund të sillet si e papërgatitur. Populli duhet të dijë se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit janë zvogëluar që nga fillimi i qeverisë Kurti 2”, ka thënë Ymeri në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka sfiduar direkt kryeministrin Kurti duke pyetur:“Si punon për vendin tënd, Albin Kurti, kur çdo vit rreziku i përmbytjeve është i njohur, dhe ju me kabinet keni zvogëluar shpenzimet për Mbrojtjen e Mjedisit qëllimisht?”/lajmi.net/