Vërshimet në Klinikën e Pulmologjisë dëmtojnë dokumentet në arkivë, tregojnë se kjo ndodh gjithmonë pas shirave

Dje gjatë pasdites në Prishtinë shiu dhe të reshurat e mëdha kanë shkarkuar vërshime në të gjitha rrugët e Prishtinës. Këto ujëra e kanë vërshuar edhe bodrumin në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, e saktësisht vendin ku ruhen dokumentet e pacientëve. Një punëtor i kësaj klinike ka thënë për lajmi.net se sot e ka dridhur…

Lajme

24/06/2024 13:47

Dje gjatë pasdites në Prishtinë shiu dhe të reshurat e mëdha kanë shkarkuar vërshime në të gjitha rrugët e Prishtinës.

Këto ujëra e kanë vërshuar edhe bodrumin në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, e saktësisht vendin ku ruhen dokumentet e pacientëve.

Një punëtor i kësaj klinike ka thënë për lajmi.net se sot e ka dridhur rryma sapo ka tentuar ta ndez shporetin kjo si pasojë e ujit që i ka dëmtuar këto pajisje elektrike.

Ndërsa një nga punëtoret e stafit mjekësor ka thënë se dëmi në arkivë është i madh pasi ruhen të dhënat e ish pacientëve të klinikës.

“Çdo herë kur ka vërshime na dëmton dokumentet këtu”, ka thënë ajo.

Shi i madh e vërshime janë paralajmëruar edhe sot në kryeqytetin e Kosovës.

Video: